Ballina Lajmet Kosovë ​Sulmohet në Zveçan nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq

​Sulmohet në Zveçan nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq është sulmuar mbrëmë në Rudarë të Zveçanit, gjatë një eventi të organizuar nga reparti i Kardiologjisë dhe Internos i spitalit në veri të Mitrovicës.

Simiq ka marrë lëndime në kokë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress nga ahengu që u mbajt mbrëmë.

Bëhet e ditur se në eventin ku pati një numër të madh pjesëmarrësish, Simiq i cili ishte i ftuar nga kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, është sulmuar nga një i ftuar, për motive ende të pa qarta.

Pas incidentit, eventi i cili është mbajtur në një restorant në Rudarë të Zveçanit, është ndërprerë.

Ndërkohë nga Policia e Kosovës bëjnë të ditur se janë duke u marrë me rastin.

“Kemi informacione dhe jemi duke verifikuar”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës të veriut, Veton Elshani.

Exit mobile version