Sulmohet me thikë një infermier në QKUK

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, është njoftuar se, sot në vendin e tij të punës është  sulmuar me thikë, në Klinikën e Urologjisë, infermieri F.B.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, sulmi ka ndodhur, pas orës 14.00, derisa infermieri po kryente punën e tij.

Infermieri pritet t’i nënshtrohet intervenimit  kirurgjik.

Për rastin është informuar edhe Policia e Kosovës.

“ShSKUK shpreh indinjatën e thellë për  këtë rast dhe dënon ashpër sulmet ndaj mantelbardhëve, të cilat janë të pa pranueshme. Ofendimet, dhuna, e deri tek sulmet fizike, të tilla si ky i ditës së sotme ndaj mantelbardhëve ka pasur në vazhdimësi,  andaj ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë punën e mantelbardhëve, ndërsa sulmuesit e tillë të marrin pergjigjen e merituar nga organet kompetente. Është koha e fundit që sulmet e tilla të ndalen njëherë  dhe përgjithmonë ndaj punëtorëve shëndetësorë”, thuhet nw njoftimin e ShSKUK-së.