Sulmohet me thikë babai i futbollistit 17 vjeçar spanjoll, Lamine Yamal. Mediat e huaja raportojnë se Mounir Nasraoui u dërgua në spital pasi u sulmua në një park makinash në Mataro, afër Barcelonës.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e motivit të sulmit të babait të futbollistit, ku dyshohet se kanë marrë pjesë disa persona dhe tashmë kanë bërë disa arrestime në lidhje me këtë ngjarje.
Dëshmitarët thonë se i ati i Yamal ishte duke shëtitur qenin e tij në lagjen Rocafonda kur u përplas me një person tjetër dhe nga një ballkon iu hodh ujë.
Babai i sulmuesit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka dalë nga dhe aktualisht është në shtëpi, sipas mediave spanjolle.