Sulmohet me gurë treni i linjës Prishtinë-Pejë, thyhet një xham

Treni i linjës Prishtinë-Pejë, është sulmuar me gurë nga disa persona, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur të dielën, ku një xham i trenit është thyer.

“Është raportuar se nga disa persona të dyshuar të panjohur është gjuajtur me gurë trenin që lëvizte nga Prishtina në Pejë dhe si pasojë është thyer një xham. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orës.

Një rast i tillë kishte ndodhur edhe disa javë më parë.

Ndërsa më 15 dhjetor ishin hedhur gurë janë mbi trasenë hekurudhore në linjën Prishtinë-Pejë, në dalje të stacionit Cerrovikë.