Sulmet ajrore në Jemen, të udhëhequra nga Arabia Saudite kanë vrarë rreth 60 persona dhe kanë plagosur 13 të tjerë, pasi goditën një hotel pranë kryeqytetit Sana.
Në mesin e të vrarëve kishte rebelë Shia – Houthi, por edhe civilë.
Dëshmitarët thanë se sulmi pati në shënjestër një hotel dykatësh në Arhab, 35 kilometra në veri të Sanas, ndërsa ende po nxirren njerëz nga rrënojat.
Arabia Saudite dhe partnerët e saj rajonal kanë arsyetuar sulmet e tyre me ndikimin e Iranit tek rebelët Huthi për të justifikuar fushatën e bombardimeve që nisi nga marsi i vitit 2015. /MESAZHI/