Sulmohet grupi humanitar në Siri, 7 aktivistë të vrarë

Grupi humanitar ndërkombëtar “Helmetat e Bardha” ka humbur sot 7 anëtarë, pasi ata u vranë nga persona të armatosur që ua sulmuan zyrën në Sirinë veriore.

Grupi aktivist i cili ka shpëtuar mijëra jetë në Aleppo, kishte publikuar fotografi gjatë varrimit të anëtarëve të tyre.

Sulmuesit, përvec se kishin vrarë aktivistët, kishin vjedhur veturat e tyre dhe materiale të tjera.

Ndërsa si pasojë e kësaj, Mbrojtja Civile Siriane bëri thirrje që të kontrollohen të gjitha pikat e kontrollit në veri të Sirisë për të ndaluar çdo automjet që mbanë logon e Helmetave të Bardha, në shpresë për të gjetur agresorët. /MESAZHI/