Ballina Lajmet Kosovë Sulmohet fizikisht gazetari Parim Olluri

Sulmohet fizikisht gazetari Parim Olluri

Sonte gjatë orëve të mbrëmjes në Rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë janë parë njësite të Policisë së Kosovës.
Siç merr vesh Telegrafi, arsyeja e prezencës së tyre në këtë vend ka qenë sepse është sulmuar gazetari Parim Olluri.Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se ai është sulmuar nga tre persona dhe është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa është në gjendje stabile.
Si pasojë e kësaj ngjarjeje është alivanosur edhe bashkëshortja e Ollurit.  Parim Olluri është kryeredaktor i portalit informativ “Insajderi”, i cili kishte demaskuar protagonistët e aferës “Pronto”.