Besart Jashari, bartësi i listës së Partisë Demokratike të Ashkalinjve dhe zv/ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale së bashku me djalin e tij e ka sulmuar fizikisht Fatmir Aliun, aktivistin e Partisë së Ashkalinjve për Integrim.
Aliu tashmë gjendet në emergjencë duke u ekzaminuar nga mjekët, njofton Klan Kosova.
“Unë isha duke shkuar të marr bukë për aktivistët, ai më tha kastravec dhe së bashku me djalin e tij më sulmuan fizikisht”.
“Më herët nuk kemi pasë konflikte dhe nuk e di pse ka ndodhë kjo”.
“Pas këtu do të jap deklaratë në Polici”./Mesazhi/