Sulmohet anija e refugjatëve, 31 të vdekur

Të paktën 31 persona kanë mbetur të vrarë nga një sulm ndaj një anije që mbante emigrant somlezë.

Lajmi është konfirmuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Sulmi ndaj anijes me emigrantë ndodhi në brigjet e Jemenit, mbrëmjen e së enjtes nga një helikopter.

Rojet bregdetare thanë se refugjatët ishin duke udhëtuar nga Jemeni për në Sudan, kur u sulmuan nga një helikopter Apach pranë ngushticës Bab al-Mandeb.

Një prej marinarëve Ibrahim Ali Zeyad, tha se 80 refugjatë u shpëtuan pas incidentit.

Ende nuk dihet se kush e ka kryer sulmin, edhe pse koalicioni i udhëhequr nga Arabia zakonisht kryen fluturime me helikopter Apache pranë ngushticës Bab al-Mandeb, që lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit që mbart miliona fuçi naftë në ditë.