Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sulmohen gazetarët e Radios Evropa e Lirë në Ukrainë

Sulmohen gazetarët e Radios Evropa e Lirë në Ukrainë

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë së bashku me gazetarët ukrainas të televizionit Pershiy, kanë thënë se janë sulmuar nga truprojet e maskuara në aeroportin e Kievit, derisa po punonin në një raport rreth ardhjes nga Rusia të Viktor Medvedchuk.

Medvedchuk është lideri i organizatës pro-ruse, Zgjedhja Ukrainase.

Korrespondenti i RFE/RL, Mykhaylo Tkach, ka thënë në rrjetin social Facebook se disa njerëz të maskuar kanë sulmuar ata dhe e kanë ndaluar inçizimin e politikanit Medvedchuk.

Sipas gazetarit, personat që sulmuan gazetarët, duket se janë truprojat që punojnë për Medvedchuk në aeroportin e Zhulyany.

Ende nuk ka pasur reagime zyrtare nga autoritetet ukrainase rreth sulmit ndaj gazetarëve./Mesazhi/

Exit mobile version