Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sulmohen fshatrat e muslimanëve Rohingya në Mianmar, 28 të vdekur

Sulmohen fshatrat e muslimanëve Rohingya në Mianmar, 28 të vdekur

ANKARA (AA) – Vdesin 28 persona si pasojë e sulmit që ushtria në Mianmar ka organizuar ndaj banorëve muslimanë Rohingya në shtetin e Arakanit, që u bë skenë luftimesh pas sulmeve që u organizuan në muajin tetor ndaj stacioneve kufitare, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në median zyrtare theksohet se ditën e shtunë ushtrisë i është zënë prita, ku kanë humbur jetën dy pjesëtarë të personelit dhe gjashtë sulmues. Po ashtu thuhet se 28 muslimanë Rohingya janë vrarë në sulmin që u organizua pas shpërthimit të përleshjeve në rajon.

Sipas lajmit të publikuar në BBC, qeveria e Mianmarit ka pranuar se janë goditur me helikopterë luftarakë fshatrat e banuara me muslimanë Rohingya.

Aktivistët që mbrojnë të drejtat e muslimanëve Rohingya janë shprehur se qeveria po përpiqet në mënyrë sistematike t’i largojë nga fshatrat e tyre muslimanët Rohingya.


Exit mobile version