Rritet në 15 numri i personave të dyshuar të cilët janë ndaluar në kuadër të hetimeve të kryera në lidhje me sulmin terrorist në Kayseri të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zv.kryeprokurori në qytetin Kayseri, Mustafa Arslantürk, në një deklaratë për AA ka njoftuar se vazhdon hetimi i nisur pas sulmit të kryer me autobombë ndaj autobusit ku ndodheshin ushtarët në qytetin Kayseri.
Arslantürk ka theksuar se në fazën e parë të hetimit janë ndaluar 7 dyshuar dhe më pas numri i tyre ka arritur në 15.
Pas ngjarjes prokuroria e qytetit Kayseri në lidhje me hetimin pati ngarkuar me detyrë 8 prokurorë nën drejtimin e Zv.kryeprokurorit Arslantürk.
Kujtojmë se nga sulmi i sotëm terrorist në Kayseri, humbën jetën 14 ushtarë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.