Ballina Lajmet Kosovë Sulmi terrorist në Banjskë, fillon shqyrtimi gjyqësor – lëshohen letër rreshtime ndërkombëtare...

Sulmi terrorist në Banjskë, fillon shqyrtimi gjyqësor – lëshohen letër rreshtime ndërkombëtare për 42 të pandehur tjerë

Gjykata Themelore e Prishtinës, Departamenti Special ka bërë të ditur se ka nisur sot shqyrtimi gjyqësor në çështjen penale të njohur si rasti “Banjska” kundër tre të dyshuarve, Vlladimir Tolliqit, Bllagoje Spasojeviqit dhe Dushan Maksimoviqit.

Po ashtu, Gjykata ndaj 42 të pandehurve të tjerë, të cilët janë akuzuar me Aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka lëshuar letër rreshtime ndërkombëtar për sigurimin e prezencës së këtyre të pandehurve në procedurë.

Gjykata Themelore në Prishtinë, ndaj 42 të pandehurve të tjerë, të cilët janë akuzuar me Aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka lëshuar letër rreshtime ndërkombëtar për sigurimin e prezencës së këtyre të pandehurve në procedurë, andaj pritet ndalimi dhe ekstradimi i tyre, me qëllim të zhvillimit të procedurës penale ndaj tyre”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, mbrojtja ka kërkuar nga gjykatësi që hetuesi Jeton Jetullahu të mos jetë i pranishëm në seancë. Ndërkaq, prokurori i rastit e vlerësoi të paarsyeshme kërkesën e mbrojtjes së të akuzuarve.

Ndërkaq, gjykatësi Arben Hoti aprovoi propozimin e mbrojtjes që hetuesi Jeton Jetullahu ta lirojë sallën për arsye siç u tha se fazat e procedurës penale janë të ndara.

Exit mobile version