Sulmi në Stamboll, NATO ul flamujt në gjysëm shtizë

Për shkak të sulmit terrorist në një klub nate në Ortaköy të Stambollit, të kryer natën e Vitit të Ri, në të cilin u vranë 39 presona dhe u plagosën më shumë se 60 të tjerë, flamujt para selisë së NATO-s në Bruksel, janë ulur në gjysëm shtizë, raporton Anadolu Agency ( AA).

Menjëherë pas sulmit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg përmes rrjeteve sociale dënoi sulmin terrorist në Stamboll. Ai shprehu solidaritetin me Turqinë dhe sugjeroi që flamujt të ulen në gjysëm shtizë.

Në përputhje me këtë flamujt e vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së janë ulur në gjysëm shtizë. Flamujt do të mbeten në gjysëm shtizë për dy ditë.

Flamujt e NATO-s ishin ulur në gjysëm shtizë edhe pas sulmit në aeroportin Ataturk të Stambollit. Një vendim të ngjashëm NATO ka marrë pas sulmeve në Francë, Belgjikë dhe Gjermani.