Sulmi në Moskë ndikon edhe në futboll, anulohet miqësorja mes Rusisë dhe Paraguait

Sulmi i grupit terrorist islamik që shkaktoi një numër të madh viktimash ka anuluar edhe miqësoren mes Rusisë dhe Paraguait.

Federata e Futbollit të Rusisë raportoi këtë të shtunë për anulimin e ndeshjes miqësore, të planfikuar të zhvillohet më 25 mars.

“Për shkak të sulmit terrorist që ndodhi në Krasnogorsk, Unioni Rusi i Futbollit dhe Federata e Futbollit të Paraguait vendosën të anulojnë ndeshjen miqësore”, thuhet në raportin zyrtar

Kujtojmë që Rusia para disa dite zhvilloi një miqësore me Kombëtaren e Serbisë.