Së paku nëntë veta janë vrarë kur talibanët pakistanezë, të veshur në burka, kanë sulmuar kampusin e një universiteti të bujqësisë në veriperëndrim të Pakistanit.
Shërbimi për media i ushtrisë tha se policia dhe trupat e armatosura i kanë vrarë të gjithë sulmuesit në Drejtorinë e Institutit të Bujqësisë, në qytetin Peshauar.
Një zyrtar mjekësor konfirmoi për korrespondentët e Radios Evropa e Lirë se spitali lokal ka pranuar trupat e nëntë personave.
Tre ose katër sulmues janë në mesin e të vrarëve, thanë korrespondentët e Radios Evropa e Lirë.
Talibanët pakistanezë “Tehrik-e Taliban Pakistan” e morën përgjegjësinë për sulmin.
Në dhjeor të vitit 2014, ky grup ka vrarë 134 fëmijë në Shkollën Publike Ushtarake të Peshauarit.