Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sulmi në Finlandë ishte sulm terrorist, autori një adoleshent

Sulmi në Finlandë ishte sulm terrorist, autori një adoleshent

Policia po heton një sulm me thikë në Finlandë që la dy të vdekur, dhe po e konsideron si  sulm terrorist. Autoritetet e kanë identifikuar të dyshuarin si një shtetas maroken, adoleshent.

“Incidentet fillimisht janë hetuar si vrasje, por pas informacionit të mëtejshëm të marrë gjatë natës, veprat përfshijnë vrasje me qëllimin terrorist”, tha policia në një deklaratë.

Policia ka qëlluar dhe plagosur të dyshuarin që mbante thike. Policia njoftoi se numri i të lënduarve në sulm ishte tetë, duke shtuar se të plagosurit përfshinin një shtetas italian dhe dy suedezë. Viktimat e tjera ishin finlandezë.

Policia gjithashtu arrestoi pesë persona në një apartament në qytetin Turku. /MESAZHI/

Exit mobile version