Prindërit e dy amerikanëve të vrarë në sulmet terroriste te Bengazit kane paditur kandidaten demokrate për Presidente, Hillary Clinton në Gjykatën Federale, duke thënë se ish-Sekretarja e Shtetit është përgjegjëse për vdekjen e fëmijëve të tyre.
Padia, e ngritur nga Patricia Smith dhe Charles Woods, fajëson kandidaten se ka bërë deklarata të rreme mbi vdekjen e Sean Smith, një specialist të komunikimit të Departamentit të Shtetit dhe kontraktorit të CIA-s, Tyrone Woods.
Sulmi ndodhi në mbrëmjen e 11 shtatorit të vitit 2012, kur talibanët sulmuan kompleksin diplomatik amerikan në Bengazi të Libisë, duke vrarë 4 pjesëtarë të personelit, përfshirë ambasadorin Christofor Stevens.
Sipas tyre, gjithçka lidhet me përdorimin e e-mailit privat të Clinton në kohën kur mbante postin e lartë zyrtar. Paditësit thonë se pikërisht ky server ka qenë epiqendra nga buronte informacioni për qeveritë e huaja, por edhe grupet terroriste, raporton TCH.
Këta të fundit kanë arritur të gjejnë vendndodhjen e përfaqësuesve të Departamentit Amerikan të Shtetit duke orkestruar kështu sulmin në Benghazi.
Po ashtu, paditësit pretendojnë se gjatë fushatës së saj, Clinton ka deformuar vërtetësinë e incidentit tragjik. Një nga avokatët e çështjes thotë se ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit ka shpifur duke e cilësuar atë gënjeshtare.
“Këtë e ka bërë për të përmirësuar imazhin e saj publik dhe të frikësuar dhe për të na trembur ne që të mos flasim e të qëndrojmë në heshtje”, tha avokati Larry Klayman.
Familjet e viktimave të Benghazit thonë se mbështesin Donald Trump në garën presidenciale amerikane.