Ballina Lajmet Kosovë Sulmi ndaj shtëpisë së Shalës, mesazh kërcënues për secilin qytetar

Sulmi ndaj shtëpisë së Shalës, mesazh kërcënues për secilin qytetar

Partia e Drejtësisë, dënon ashpër sulmin vandal ndaj shtëpisë së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shalës, duke e cilësuar si sulm të drejtpërdrejt ndaj fjalës së lirë.

Partia e Drejtësisë, konsideron se sulmet e tilla përçojnë mesazhe kërcënuese tek çdo qytetar i vendit, andaj kërkon nga organet e rendit që të jenë më vigjilente dhe të zbulojnë sulmuesit ordinerë.

Sulmet e tilla ndaj pronës private janë të papranueshme dhe si të tilla PD i dënon dhe kërkon që kryesit e këtyre veprave qyqare me mesazhe kërcënuese të zbardhen dhe të marrin dënimin e merituar.

Exit mobile version