Sulmi i madh kundër identitetit kombëtar

“Nuk është e vështirë të kuptosh se perëndimi është në konfuzion”, ka shkruajtur në revistën “American Interest” Andreë Michta, rektor i Kolegjit të Studimeve Ndërkombëtare dhe për Sigurinë, në Qendrën Europiane për Studime të Sigurisë “George Marshall”.

“Tetë muaj pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, mllefi partiak ka arritur një nivel shumë të lartë dhe vazhdon të rritet. Evropa duket e mbërthyer në një paralizë kolektive të udhëheqjes së saj, ndërkohë që zien kriza më e madhe e migrimit në masë, që nga viti 1945.

Zemërimi popullor kundër elitave vazhdon të rritet. Ka një terminologji gjithnjë e më të përhapur, për të përshkruar vorbullën aktuale, në të cilën ndodhet perëndimi: mund të jetë “demokraci joliberale”, apo “populizëm” apo – dhe kjo përdoret në mjediset e të majtës ekstreme – “neofashizëm”. Të gjithë këto terma, sidoqoftë, përpiqen të bëjnë hesapet me vetë të vërtetën: dobësimi i mbështetjes për idenë që shteti-komb duhet të mbetet themelor në politikën botërore, si dhe në themel të përkeqësimit të krizës politike në demokracitë perëndimore.

Historikisht, një shtet-komb ushtronte supremacinë në një komb të bashkuar prej një kulture të përbashkët, që nga ana e vet gjeneronte një identitet kombëtar gjithëpërfshirës, mjaftueshëm i fortë sa për të theksuar dallimet fetare, rajonale apo etnike.

Sa kohë që ky identitet kombëtar ka ruajtur forcën e tij – quajeni patriotizëm, dashuri për atdheun apo sens përkatësie në diçka që shkon përtej familjes dhe komunitetit lokal – shteti-komb e ka ruajtur kohezionin e vet, duke u mbshtetur në sensin e reciprocitetit që ekziston mes qeverisë dhe qytetarit. Sot, pas disa dekadash mbështetje për multikulturalizmin dhe të drejvate kolektive nga ana e politikës së ankimtarëve, themelet e një identiteti kombëtar më të gjerë të përbashkët janë gërryer deri në pikën që në perëndim, qeverisja – apo më saktë qeverisshmëria – është bërë gjithnjë e më shumë një mall i rrallë.

Shkatërrimi i parimit kryesor, sipas të cilit atdheu duhet të jetë nën kontrollin sovran të popullit të vet dhe në bazë të këtij problemi. Sulmi disa dekadësh kundër vetë idesë së identitetit kombëtar me rrënjë në një kulturë të përbashkët dhe që dallohet nga një angazhim për ruajtjen e kombit, shpesh herë ka lënë udhëheqjet perëndimore të paafta për të shprehur vlerat themelore që na lidhin, dhe të cilat duhet të jemi të gatshëm t’i mbrojmë. Rendi ndërkombëtar liberal nuk mund të funksionojë pa komunitete kombtare të forta, që përbëjnë një qeveri demokratike…

Identiteti kombëtar, përfundon Michta, “kultura kombëtare dhe historia, bashkë me sensin e përkatësisë në një komunitet të saktë, nuk janë antiteza të një sistemi ndërkombëtar të ndërvarur.

Përkundrazi, nëse privohet nga një bërthamë themelore e shteteve-kombe të konsoliduar, sistemi do të bëhet më pak i qëndrueshëm, çdo vit që kalon”. /bota.al/Mesazhi/