Sulmi kimik i regjimit sirian: Presidenti i Francës thotë se ka prova

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se ka dëshmi se qeveria siriane sulmoi qytetin e Doumës me armë kimike fundjavën e kaluar.

Ai tha se do të vendoste “në kohën e duhur” nëse do të godiste ushtarakisht regjimin e Sirisë.

Shtetet perëndimore mendohet se përgatiten për sulme raketore në përgjigje të sulmit me arme kimike.

Ndërsa Rusia, aleati kryesor ushtarak i Sirisë, protestoi kundër “çdo hapi që mund të çonte në një përshkallëzim të tensioneve”.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili tha të mërkurën se raketat po vijnë, ka shkruar tashmë se “kurrë nuk ka thënë kur”. /MESAZHI/