Dhimbje kraharori, vështirësi në frymëmarrje, rrahje të shpeshta të zemrës dhe humbja e ndjenjave, janë simptomat e një arresti kardiak.
Ato mund të shfaqen me orë, ditë dhe javë përpara se personi të pësojë një të tillë, por injorohen nga pjesa më e madhe e njerëzve.
Ky është konkluzioni në të cilën kanë dalë një grup shkencëtarësh të Institutit të Zemrës, në Los Angelos.
Në studim u përfshinë rreth 1100 njerëz, midis moshës 35 dhe 65 – vjeç, që kishin kaluar një atak kardiak dhe i kishin mbijetuar. Gjithashtu u realizuan intervistat me miq apo familjarë të këtyre personave.
Nga përgjigjet e marra rezultoi se, ata kishin pasur dhembje kraharori dhe vështirësi në frymëmarrje, një muaj përpara arrestit kardiak. Një pjesë e pacientëve, i kishin këto shenja edhe një ditë para se të kalonin infarktin.
Nga studimi u vu re se, meshkujt ndjejnë kryesisht dhimbje kraharori, ndërsa femrat kanë vështirësi në frymëmarrje.