Sulmi iz’raelit në shkollën e drejtuar nga UNRWA vr’au 13 persona

Trembëdhjetë palestinezë, shumica prej tyre fëmijë dhe gra, janë vrarë pasi avionët izraelitë sulmuan një shkollë qendrore të Gazës, ku po qëndronin të zhvendosurit, sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa.

Burimet lokale i thanë agjencisë se avionët luftarakë të Izraelit bombarduan shkollën al-Jaouni në qytetin Nuseirat, duke raportuar se dhjetëra të tjerë janë plagosur.