Sulmi izraelit në kampin Bureij vret 8 anëtarë nga një familje në Gaza

Avionët luftarakë izraelitë goditën një shtëpi në kampin e refugjatëve Bureij në pjesët qendrore të Rripit të Gazës, duke vrarë të paktën 8 anëtarë nga e njëjta familje, tha një burim mjekësor, transmeton Anadolu.

Të paktën 26 palestinezë u vranë në sulmet e reja ajrore izraelite në të gjithë Rripin e Gazës të martën në mes të një sulmi vdekjeprurës në enklavë.

Sulmi i së martës erdhi pasi Izraeli vazhdoi të mbyllte vendkalimet kufitare drejt Gazës për ndihmat humanitare që nga fillimi i marsit, duke shkaktuar një mungesë të madhe të furnizimeve ushqimore në territorin e shkatërruar nga lufta.

Ushtria izraelite nisi fushatë të befasishme ajrore në Rripin e Gazës më 18 mars, duke vrarë të paktën 730 palestinezë dhe duke plagosur afro 1.200 të tjerë, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve që u arrit në janar.

Më shumë se 50 mijë palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë si dhe të paktën 113 mijë të tjerë janë plagosur në sulmet brutale izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.