Sulmi i hakerëve Rus ndaj Microsoft ka qenë më i sofistikuar sesa raportoi kompania

Kur u mësua për sulmin, Microsoft informoi disa individë se e-mail-et e tyre janë shikuar por kompania tani ka ndarë më shumë detaje.

Një sulm ndaj Microsoft nga hakerët Rusë ka pasur implikime më shumë sesa u raportua në fillim. Gjiganti i teknologjisë njoftoi individë të tjerë se e-mailet mes tyre dhe Microsoft ishin aksesuar raportoi Bloomberg.

Një grup i njohur si Midnight Blizzard ose Nobelium orkestroi sulmin së bashku me hakimin e SolarWinds në 2020-ën. Qeveria Amerikane në të kaluarën e ka lidhur Midnight Blizzard me Shërbimin Rus të inteligjencës.

Kur u mësua për sulmin, Microsoft informoi disa individë se e-mail-et e tyre janë shikuar por kompania tani ka ndarë më shumë detaje.

Sulmi u zbulua në Janar dhe asokohe Microsoft tha se një sulm me kompromentim të fjalëkalimeve i kishte thënë grupit të hakerëve qasje në një përqindje shumë të vogël të llogarive korporatave të Microsoft në fund të 2023.

Mes punonjësve që u hakuan ishin ekzekutivë të lartë të kompanisë dhe anëtarë të ekipeve të sigurisë kibernetike dhe ligjore.

Microsoft tha asokohe se sulmi nuk erdhi për shkak të problemeve të sigurisë por autoritetet Amerikane thanë se praktikat e sigurisë së Microsoft kishin nevojë për rivlerësim.