Norvegjezi Philip Manshaus, i cili u arrestua gjatë fundjavës pas një sulmi mbi një xhami pranë Oslos, u paraqit para gjykatës me fryrje të syve dhe lëndime në fytyrë dhe qafë.
Policia fillimisht kërkoi që Manshaus të merrej për katër javë në paraburgim nën dyshimin për vrasje dhe shkelje të Ligjit kundër Terrorizmit.
Avokati i tij Unni Fries tha më herët se ai nuk e pranon fajin dhe se nuk do të flasë me hetuesit.
“Ai respekton të drejtën e tij që të mos merret në pyetje dhe të mos pranohet fajtor”, tha Fries.
Policia tha që po hetonin nëse Manshaus ishte fajtor për shkeljen e Aktit Antiterrorizëm kur qëlloi në një xhami pranë Oslos të shtunën, megjithëse askush nuk u plagos në sulm.
Ai u mbajt në xhami nga besimtarët deri sa të arrinte policia.