Një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer një bombë në Kabul, duke vrarë 24 persona dhe duke plagosur 42 të tjerë. Lajmin e bën të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Najib Danesh për agjencinë e lajmeve AFP.
Ai tha se shpërthimi ndodhi në një lagje shiite, kur një makinë e mbushur me eksploziv goditi një autobus që transportonte punonjës të qeverisë.
Të paktën 1.660 civilë janë vrarë në Afganistan në gjysmën e parë të vitit.
Sulmi i fundit i vetëvrasjes vjen dy javë pasi grupi i terrorist ISIS kreu një sulm në një xhami në kryeqytetit, ku vrau të paktën katër persona.
Momentalisht administrata e SHBA-së po shqyrton mundësitë e saj strategjike për Afganistanin, duke përfshirë dërgimin e më shumë trupave për të forcuar misionin e trajnimit që tashmë po ndihmon forcat afgane. /MESAZHI/