Të paktën 43 persona u vranë të hënën në sulmet ajrore që shënjestruan një treg në provincën perëndimore në qytezën Etarib të Halepit të Sirisë, njoftoi ekipi i mbrojtës civile, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Tre sulme ajrore shënjestruan tregun e qytezës së kontrolluar nga opozitarët, ku rreth 100 veta ishin të pranishëm”, tha për AA Halid Al-Hatib, një zyrtar mbrojtjes civile (Helmetat e Bardha).
Rreth 50 të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore, tha Al-Hatib, duke shprehur shqetësime se numri i të vdekurve mund të rritet.
Ekipet e mbrojtjes civile nxituan në vendin e ngjarjes për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja, ndërkohë që të plagosurit u dërguan në spitalet e improvizuara në afërsi.
Katër nga personat e plagosur u dërguan në Turqi për trajtim, sipas burimeve lokale nga provinca juglindore turke Hatay.
Burimet thanë për AA se të plagosurit janë dërguar në disa spitale të provincës pas trajtimit fillestar në kalimin kufitar Cilvegozu ndërmjet Turqisë dhe Sirisë.