Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sulmi ajror izraelit vret gjashtë vëllezër vullnetarë që shpërndanin ushqim në Gaza

Sulmi ajror izraelit vret gjashtë vëllezër vullnetarë që shpërndanin ushqim në Gaza

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin Deir el-Balah të Gazës, ku një sulm ajror izraelit ka vrarë gjashtë vëllezër të një familjeje, të moshës nga 10 deri në 34 vjeç. Ata ishin duke shpërndarë ushqim për njerëzit e uritur në këtë zonë të prekur rëndë nga lufta.

Babai i tyre, Zaki Abu Mahadi, deklaroi se fëmijët e tij kanë qenë të përkushtuar për të ndihmuar të tjerët që nga fillimi i konfliktit dhe se ata nuk kishin armë. “Ata ishin fëmijë të mi dhe ishin vetëm duke ndihmuar – nuk ishin luftëtarë,” tha ai me dhimbje.

Ky incident i rëndë ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe është bërë simbol i vuajtjeve të civilëve në Gaza, sidomos të atyre që përpiqen të ndihmojnë të tjerët në mes të luftës.

Exit mobile version