Sulmet me ransomware arrijnë nivele rekord në mbarë botën

Kompania tha se nga 1900 sulme me ransomware, 43 përqind e kishin origjinën në SHBA, një rritje me 75 përqind krahasuar me gjetjet e vitit të kaluar.

Sulmet me ransomware në mbarë botën po rriten dita ditës sipas një raporti të publikuar nga Malwarebytes.

Studimi tregon një rritje të madhe të numrit të sulmeve nga Korriku 2022 në Qershor 2023 me Shtetet e Bashkuara që mbajnë peshën kryesore të këtyre sulmeve.

Kompania tha se nga 1900 sulme me ransomware, 43 përqind e kishin origjinën në SHBA, një rritje me 75 përqind krahasuar me gjetjet e vitit të kaluar.

Gjermania, Franca dhe Britania gjithashtu patën një rritje të sulmeve me ransomware por me një ritëm më të ulët sesa SHBA.

Raporti detajon 48 grupe ransomware që sulmuan kompanitë Amerikane, organizata qeveritare dhe konsumatorët. Institucionet e kujdesit shëndetësorë dhe arsimore janë shënjestra kryesore e tyre.

Studimi i Malwarebytes tregon vetëm incidentet e raportuara dhe numri i sulmeve mund të jetë shumë më i lartë sesa 1900. Operatori më i madh i ransomware është një bandë e quajtur Clop dhe mendohet se ka lidhje të ngushta me Rusinë.

Kjo organizatë kriminale ka evoluar vitin e kaluar duke shfrytëzuar probleme sigurie zero-ditore për të realizuar sulmet e tyre. Në Qershor ky grup përdori një dobësi të tillë sigurie për të sulmuar fondin më të madh në SHBA të pensioneve si dhe kompromentuar qindra kompani.