Sulmet kamikaze tronditin sërish Sirinë: 40 të vrarë në Al-Bab, shumica civilë

Të paktën 41 njerëz, duke përfshirë 35 civilë, janë vrarë në një sulm kamikaz në qytetin sirian të Al-Báb-it, raporton “Reuters”, duke cituar burime të sigurisë në rajon .

Shpërthimi ndodhi në një zonë publike, e cila ishte e mbushur plot me njerëz.

Mbetet e paqartë nëse shpërthimi ishte shkaktuar nga një makinë-bombë apo një sulmues kamikaz. Gjashtë rebelë ishin gjithashtu në mesin e të vrarëve

Sulmi fatkeq pason njoftimin e ushtrisë turke se qyteti i Al-Bab ishte çliruar nga ISIS-i, pas një operacioni të përbashkët me rebelët e armatosur anti-qeveritare. /SYRI.net/