Palestinezët vizituan një punëtori riparimi në kampin e refugjatëve Maghazi në Rripin e Gazës, ku ambulancat dhe automjetet që u përkasin organizatave ndërkombëtare u dëmtuan rëndë nga sulmet e avionëve luftarakë izraelitë, raporton Anadolu.
Ushtria izraelite nisi fushatë të befasishme ajrore në Rripin e Gazës më 18 mars, duke vrarë të paktën 730 palestinezë dhe duke plagosur afro 1.200 të tjerë, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve që u arrit në janar.
Më shumë se 50 mijë palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe të paktën 113 mijë të tjerë janë plagosur në sulmet brutale izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023.
Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Për luftën brutale në enklavën palestineze, Izraeli gjithashtu përballet me një rast gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.