Një familje e tërë me pesë anëtarë u vra në një sulm ajror izraelit në pjesën jugore të Libanit, transmeton Anadolu.
Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA) tha se në sulmin ajror izraelit në qytetin jugor Ain Qana u vra shtetasi libanez Ni’mat-Allah Hussein Mallah, gruaja dhe tre fëmijët e tij, si dhe u shkatërrua plotësisht shtëpia e tyre.
Agjencia gjithashtu raportoi se në orët e fundit, avionët luftarakë izraelitë goditën gjithashtu qytetet jugore Ramadiyeh, Jebcheit, Al-Shaitiya, Jouaiyya dhe Khirbet Selm.
Izraeli nisi një fushatë ajrore në Liban kundër asaj që pretendon se janë objektiva të grupit Hezbollah në fund të shtatorit, një përshkallëzim ky pas përleshjeve ndërkufitare që zgjatën për një vit.
Mbi 3.400 njerëz janë vrarë, rreth 14.600 janë plagosur dhe më shumë se një milion njerëz janë zhvendosur në Liban nga sulmet izraelite që nga tetori i kaluar, sipas autoriteteve shëndetësore libaneze.
Pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare se rajoni i Lindjes së Mesme ishte në prag të një lufte rajonale, Tel Avivi e zgjeroi konfliktin duke nisur një sulm tokësor në Libanin jugor më 1 tetor.