Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sulmet ajrore izraelite shënjestrojnë një zonë të banuar në Gaza

Sulmet ajrore izraelite shënjestrojnë një zonë të banuar në Gaza

Sulmet e pamëshirshme ajrore të ushtrisë izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës vazhduan të martën, ndërkaq një zonë e banuar gjithashtu u shënjestrua nga këto sulme, raporton Anadolu.

Avionët luftarakë izraelitë goditën kampin e refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Gazës, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa.

Tymi i dendur u përhap në zonën e shënjestruar në sulmin izraelit.

Ushtria izraelite nisi fushatë të befasishme ajrore në Rripin e Gazës më 18 mars, duke vrarë të paktën 730 palestinezë dhe duke plagosur afro 1.200 të tjerë, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve që u arrit në janar.

Më shumë se 50 mijë palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe të paktën 113 mijë të tjerë janë plagosur në sulmet brutale izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Për luftën brutale në enklavën palestineze, Izraeli gjithashtu përballet me një rast gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Exit mobile version