Burimet mjekësore raportojnë se të paktën 35 persona janë vrarë në Gaza që nga orët e para të mëngjesit. Sipas dëshmitarëve, sulmet ajrore kanë shënjestruar palestinezët në tenda dhe shtëpi, duke shkaktuar viktima mes civilëve.
Në mesin e viktimave ka edhe fëmijë të veshur me rrobat e festës së Bajramit në Khan Younis, kanë bërë të ditur burimet. Sulme të tjera janë raportuar edhe në Rafah, dy qytete që ndodhen në jug të Gazës.
Situata humanitare vazhdon të përkeqësohet, ndërsa organizatat ndërkombëtare paralajmërojnë për një krizë të thellë. /mesazhi