Ballina Uncategorized Sulm vetëvrasës në Kabul, të paktën 31 të vdekur

Sulm vetëvrasës në Kabul, të paktën 31 të vdekur

Të paktën 31 persona kanë humbur jetën dhe 57 të tjerë janë plagosur si pasojë të një sulmi vetëvrasës në afërsi të një qendre zgjedhore në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Brendshme afgane njofton se agresori aktivizoi mjetin shpërthyes në afërsi të turmës që kishte ardhur për regjistrim në një qendër votimi në rajonin Kale-i Nazir të Kabulit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Vahid Mexhruh, për AA bëri të ditur se numri i personave që humbën jetën si pasojë të sulmit ka arritur në 31, kurse ai të plagosurve në 57.

Sulmi ka shkaktuar thyerje të dritareve të shtëpive dhe bizneseve në zonë, ndërkohë që autoritetet kanë mbyllur për qarkullim rrugët që çojnë drejt kësaj zone.

Ende asnjë organizatë nuk e ka marrë përsipër sulmin.

Ndryshe, militantët terroristë talebanë katër ditë më parë bastisën një qendër zgjedhore në provincën Gur në perëndim të vendit, duke rrëmbyer pesë persona.

Më 14 prill në Afganistan ka filluar procesi i regjistrimit të votuesve për zgjedhjet parlamentare të planifikuara për më 20 tetor.

KABUL (AA) – Të paktën 31 persona kanë humbur jetën dhe 57 të tjerë janë plagosur si pasojë të një sulmi vetëvrasës në afërsi të një qendre zgjedhore në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Brendshme afgane njofton se agresori aktivizoi mjetin shpërthyes në afërsi të turmës që kishte ardhur për regjistrim në një qendër votimi në rajonin Kale-i Nazir të Kabulit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Vahid Mexhruh, për AA bëri të ditur se numri i personave që humbën jetën si pasojë të sulmit ka arritur në 31, kurse ai të plagosurve në 57.

Sulmi ka shkaktuar thyerje të dritareve të shtëpive dhe bizneseve në zonë, ndërkohë që autoritetet kanë mbyllur për qarkullim rrugët që çojnë drejt kësaj zone.

Ende asnjë organizatë nuk e ka marrë përsipër sulmin.

Ndryshe, militantët terroristë talebanë katër ditë më parë bastisën një qendër zgjedhore në provincën Gur në perëndim të vendit, duke rrëmbyer pesë persona.

Më 14 prill në Afganistan ka filluar procesi i regjistrimit të votuesve për zgjedhjet parlamentare të planifikuara për më 20 tetor.

edhore në provincën Gur në perëndim të vendit, duke rrëmbyer pesë persona.

Më 14 prill në Afganistan ka filluar procesi i regjistrimit të votuesve për zgjedhjet parlamentare të planifikuara për më 20 tetor.

Exit mobile version