Një sulm vetëvrasës ka ndodhur sot afër Agjencisë Kombëtare për Inteligjencë në Kabul, duke lënë të vdekur gjashtë civilë, kanë thënë forcat e sigurisë.
Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, ka thënë se sulmi ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm, afër hyrjes së kësaj agjencie.
Selia e ambasadës amerikane dhe ajo e NATO-s gjenden po ashtu në këtë zonë.
Zëdhënësi i ministrisë për Shëndetin Publik, ka thënë se tre persona janë lënduar dhe dërguar në spital për trajtim.
Forcat e sigurisë kanë mbyllur rrugën kryesore që të dërgon tek kjo zonë.
Një tjetër zëdhënës i ministrisë së Brendshme, Najib Danish i ka thënë agjencisë AFP, se gjashtë civilë janë vrarë derisa ishin duke udhëtuar me makinën e tyre kur sulmuesi që po ecte në këmbë ka aktivizuar bombën.
“Ende nuk e dimë cakun e sulmit, mirëpo ka ndodhur në rrugën kryesore”, ka thënë zëdhënësi Danish.
Grupi terrorist ISIS e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Talibanët dhe militantët e grupi ekstremist ISIS kanë kryer disa sulme në Kabul në të kaluarën.