Të paktën 48 ushtarë u vranë në qytetin jugor të Jemenit, Aden të dielën vonë në një sulm vetëvrasës të pretenduar nga organizata terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Shpërthimi ndodhi në momentin kur ushtarët u mblodhën për t’i marë pagat e tyre në portën e bazës Sawlaban në periferi të Adenit.
Shefit i Shtabit të Përgjithshëm të Jemenit tha se nga sulmi janë vrarë 48 ushtarë dhe janë plagosur 31 të tjerë.
“Sulmi i shëmtuar terrorist ka për qëllim të forcojë të keqen, të shkaktojë kaos dhe gjakderdhje, si dhe të rrezikojë jetën publike në zonat e çliruara”, thuhet në deklaratë.
Grupi terrorist DEASH ka marrë përgjegjësinë e sulmit.
Në një deklaratë që qarkullon nga përkrahësit e DEASH-it në mediat sociale, grupi militant tha se sulmuesi ka hedhur vetën në erë në mesin e ushtarëve në qytet.
Presidenti i Jemenit Abd Rabbuh Mansour Hadi, ka urdhëruar nisjen e hetimeve të menjëhershme, thotë një burim presidencial për Anadolu Agency.
Aden aktualisht është selia e përkohshme e qeverisë së Jemenit, e cila u detyrua të largohej nga kryeqyteti Sana në fund të vitit 2014, pasi rebelët Husi pushtuan kryeqytetin dhe disa krahina tjera.
Vitin e kaluar, Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë nisën një fushatë masive ajrore në Jemen, që kanë për qëllim zbrapsjen e Husive dhe rivendosjen e qeverisë në Sana.
Dy raundet e bisedimeve të paqes për t’i dhënë fund konfliktit, të mbështetura nga OKB-ja kanë dështuar, në të cilën besohet se mijëra jemenas janë vrarë dhe diku rreth 2.5 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.