Sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, një i vdekur e disa të plagosur

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në një supermarket në qytetin gjerman të Hamburgut.

Motivi i sulmit ende nuk dihet. Një video e postuar nga Euronews tregoi se sulmuesi ishte neutralizuar dhe ishte shtrirë në tokë nga kalimtarët.

Një dëshmitar i tha Euronews se kishte parë pesë burra që e ndiqnin sulmuesin poshtë rrugës.

Policia thotë se ata besojnë se sulmuesi veproi i vetëm. Gjermania ka qenë në gatishmëri të lartë për sulme terroriste për muaj të tërë. /MESAZHI/