Një grua ka mbetur e vrarë dhe 7 të tjerë kanë marrë lëndime të rënda pas sulmit me thikë në një qendër tregtare në Stalowa Wola të Polonisë.
Një 27 vjeçar, emri i të cilit mendohet të jetë Konrad, raportohet se ka hyrë brenda qendrës Vivo, ku ka filluar t`i godasë njerëzit me thikë pas shpinës.
Policia ka bërë me dije se gruaja që ka humbur jetën është e moshës 50 vjeçare.
Dëshmitarët e kanë përshkruar personin si një i çmendur që i qëllonte njerëzit në qendër./Mesazhi/