Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sulm terrorist në Nju Jork, 8 të vdekur

Sulm terrorist në Nju Jork, 8 të vdekur

Autoritetet në New York thanë se të paktën tetë persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën kur një makinë u fut në një korsi biçikletash dhe shtypi çiklistë dhe këmbësorë jo larg Qendrës përkujtimore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Manhatan.

Një emigrant nga Uzbekistani është autori i dyshuar i sulmit me kamion në Nju Jork, ku 8 persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur.

Mediat amerikane raportojnë se 29-vjeçari është identifikuar si Sayfullo Saipov, një emigrant uzbek që erdhi në SHBA në 2010.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio e cilësoi sulmin si një akt terrorist. “Ky ishte një akt terrorist, një akt terrori prej fricakacësh, drejtuar ndaj civilëve të pafajshëm”.

Guvernatori i New Yorkut Andrew Cuomo, e cilësoi sulmin si veprim të një “ujku të vetmuar”, duke theksuar se nuk ka dëshmi që ai mund të ishte pjesë e ndonjë komploti më të gjerë.

Exit mobile version