Së paku 39 persona kanë humbur jetën në Stamboll si pasojë e një sulmi të armatosur në një klub nate.
Autoritetet turke deklaruan se ky ishte një sulm terrorist. Ndërkohë njoftohet për rreth 70 të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.
Nga 21 viktimat sa janë raportuar, gjashtë janë shtetas të huaj.
Sulmuesi i armatosur kishte qëlluar për vdekje edhe policin që po ruante klubin Reina. Klubi gjendej në bregun e ngushticën e Bosforit në qarkun Besiktas të qytetit më të populluar të Turqisë.
Forcat turke të sigurisë janë ende në kërkim të terroristëve që qëndrojnë prapa sulmit.
500 deri 600 persona mendohet të kenë qenë brenda klubit kur sulmuesi i armatosur hapi zjarr në orën 1:15 të natës sipas kohës lokale (2230 GMT). Disa nga të pranishmit u hodhën në ujërat e Bosforit për të shpëtuar veten e tyre. /MESAZHI/