Një person ka përplasur disa njerëz ndërsa ishte nën drejtimin e një kamioni në Edmonton, në Kanada, duke shkaktuar të paktën pesë të plagosur.
Autori i dyshuar, një 30-vjeçar, ka zbritur nga mjeti dhe ka qëlluar me thikë një polic pak para se të arrestohej nga forcat e rendit, të cilët e cilësuan sulmin si “terrorist”.
Në bordin e kamionit ishte një flamur i ISIS-it, thotë shefi i policisë së qytetit, Rod Knecht, duke saktësuar që me siguri “agresori ka vepruar i vetëm”.
Sulmi terrorist mund të jetë kryer në dy faza: i pari ka të bëjë me goditjen me thikë të një agjenti të policisë jashtë një stadiumi futbolli (polici ndodhet në spital dhe nuk duket se është në gjendje kritike për jetën).
Më pas, autori, nën drejtimin e një kamioni të marrë me qira, i është drejtuar një turme duke shtypur katër pej tyre.
“Këto dy incidenti janë të lidhura me njëri-tjetrin dhe është vendosur që t’i hetojmë si akte terrorizimi”, – ka shpjeguar policia e Edmontonit, e cila po heton me agjenci të tjera ligjzbatuese për sigurinë e kanadezëve.
Ndërkohë, kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka dënuar sulmin në Edmonton dhe është shprehur “i shqetësuar”, duke pohuar: “Kanadaja nuk do të lejojë që ekstremizmi i dhunshëm të radikalizohet”./Mesazhi/