Një sulm i armatosur në qytetin jordanez Karak, i ka marrë jetën 10 personave, mes të cilëve një turist kanadez dhe të paktën katër pjesëtarë të policisë. Persona të armatosur hapën zjarr mbi dy patrulla policie para se të hynin në një kështjellë të lashtë dhe të sulmin stacionin e policisë atje.
Disa turistë të bllokuar në kështjellë, raportohet se janë liruar dhe policia ka marrë kontrollin e kompleksit. Nëntë persona të tjerë raportohen të lënduar edhe pse numri mund të jetë më i lartë. Asnjë grup nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.
“Policia dhe forcat e sigurisë, sipas zyrtarëve, rrethuan menjëherë kështjellën dhe zonat përreth saj dhe nisën një operacion masiv kërkimi. Raportohet nga mediat lokale se disa turistë janë liruar por kjo nuk mund të konfirmohet.
Nuk është e qartë ndërkohë se sa persona mbetën të bllokuar brenda kështjellës antike. Jordania është një vend aleat me shtetet e bashkuara dhe anëtar i koalicionit të udhëhequr nga SHBA që po lufton organizaten terroriste ISIS në Siri dhe Irak. Forcat amerikane kanë trajnuar një grup forcash kryengritese siriane në Jordani e po ashtu edhe forca të sigurisë irakiane dhe palestineze. ISIS, më herët ka kërcënuar se do të shembë kufijtë e Jordanisë.
Në qershor, grupi tha se ishte përgjegjës për një sulm kamikaz që i mori jetën gjashtë pjesëtarëve të forcave të sigurisë në kufirin me Sirinë.