Shtatë persona janë sulmuar në qytetin francez të Toulouse nga në një sulm që pretendohet të ishte i natyrës terroiste.
Agresori, i cili besohet të ishte rrreth të 40’tave, kishte nisur një sulm ndaj tre oficerëve të policisë, me të cilët pas një përleshjeje të shkurtër, u neutralizua.
Para se policia të ndërhynte, katër kalimtarë ishin sulmuan gjithashtu, sipas raporteve të mediave franceze.
Mësohet se personi në fjalë ishte i njohur për autoritetet.
Sulmuesi kishte qëndruar në një spital psikiatrik para se të lirohej në prill të këtij viti. /MESAZHI/