Mediat e huaja raportojnë se një person i armatosur me një armë gjahu, ka marrë peng dy njerëz në një fushë ku luhej bowling në Nuneaton në Warwickshire të Anglisë.
Një dëshmitarë ka deklaruar se ai kishte qenë bashkë me dy djemtë e tij në dhomën e zhveshjes, kur ka shkuar në fushë dhe e ka gjetur atë të boshatisur ku dukej vetëm personi me armë në dorë, shkruan “The Telegraph”.
Në zonë kanë shkuar rreth 30 policë, të cilët po monitorojnë situatën, ndërsa u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë larg zonës.