Sulm ndaj njësisë ushtarake në Afganistan, 7 të vdekur

Shtatë pjesëtarë të sigurisë humbën jetën në një sulm me një automjet të ngarkuar me bombë ndaj një njësie ushtarake në provincën Ghazni të Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Tarik Aryen tha në një deklaratë për mediat se njësia ushtarake në rajonin Kotal Ravza në Ghazni u shënjestrua nga një automjet i ngarkuar me bombë.

Aryen deklaroi se shtatë pjesëtarë të sigurisë humbën jetën dhe 16 u plagosën në sulm.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.