Sulm ndaj civilëve në Nigeri, 58 të vdekur

Boko Haram

Si pasojë e sulmit terrorist që synonte civilët në kufirin e Nigerisë me Malin humbën jetën 58 persona.

Sipas deklaratës së bërë nga qeveria, persona të armatosur me motor sulmuan të martën një autobus që transportonte ata që ktheheshin nga tregu i kafshëve i ngritur në Banibangou në rajonin Tillaberi.

Sipas përcaktimeve të para në sulm vdiqën 58 njerëz.

Kurse disa burime lokale pretenduan se numri i të vdekurve ishte 65.

Bëhet e ditur se sulmi, të cilin askush nuk e ka sipëmarrë ende, mund të jetë bërë nga organizata terroriste DAESH, e cila vepron për një kohë në këtë rajon./trt