Të paktën katër persona janë vrarë dhe 20 janë plagosur të shtunën vonë në një sulm me bombë me makinë që tronditi një treg të frekuentuar në qytetin verior Azez të Sirisë, sipas burimeve lokale, transmeton Anadolu.
Sulmi në zemër të tregut të Azezit ndodhi në një zonë të kontrolluar nga forcat opozitare.
Vlerësimet fillestare po e trajtojnë shpërthimin si sulm terrorist.
Pas sulmit, të plagosurit janë transportuar në spitalin e Azezit, ndërsa forcat e sigurisë kanë intensifikuar masat e sigurisë në zonën përreth.
Forcat e sigurisë kanë nisur një hetim për sulmin, por deri më tani asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë.