Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sulm me bombë në një xhami në Kabul, 2 të vdekur

Sulm me bombë në një xhami në Kabul, 2 të vdekur

Një bombë shpërtheu të martën në një xhami në Kabul të Afganistanit, duke vrarë dy persona. Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori asnjë grup. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme në Afganistan, Tariq Arian, tha se bomba ka pasur në shënjestër xhaminë Akber Khan, në kohën kur besimtarët janë mbledhur për lutjet e mbrëmjes.

Arian tha se imami i xhamisë, Muhamed Ayaz Niazi, është një nga dy personat e vrarë në sulm. Talibanët e dënuan vrasjen e imamit. Së paku dy persona të tjerë u plagosën në sulm.

Në lagjen Vazir Akbar Khan në Kabul ndodhen ambasadat e huaja dhe ndërtesat qeveritare. Sulmi vjen një ditë pasi së paku shtatë civilë u vranë nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës, në veri të Afganistanit./tch

Exit mobile version